Haxhiu tregon pse nuk iu bashkuan kampanjës ‘Ti je lule dielli’

Aktuale March 08, 2018 - 11:31
Kjo është arsyeja

Deputetja e lëvizjes “Vetëvendosjes”, Albulena Haxhiu, ka sqaruar para deputetëve se pse nuk morën pjesë në kampanjën e gazetares shqiptare Albana Osmani 'Ti je lule dielli', raporton “Zeri.info”.

Haxhiu ka thënë se sot në Kosovë po vdesin shumë fëmijë nga kushtet jo të mira që po i jep shteti.

Ajo tha se fotografimi i deputetëve dhe vet kryetarit Veseli për ketë kampanjë, është hipokrizi.

Sipas saj shteti nuk ka bërë asgjë për mbrojtjen e fëmijëve.

“Edhe në këtë seancë pati hipokrizi. Ne uruam për 8 mars por si duket kryetari ka harruar se janë fyer edhe grat deputete. Dhe tash nuk e di si po dilni në mbrojtje të kësaj. Hipokrizi tjetër ishte kjo fushatë dhe ju dilni para mediave në ketë mënyrë. Sepse sot po vdesin fëmijët nga gjendja e mjerueshme si në shëndetësi edhe forma tjera. Andaj kjo ishte arsyeja pse nuk ju bashkuam kësaj kampanjë në fotografi", tha Haxhiu, raporton “Zeri.info”.

Haxhiu po ashtu ka folur edhe rreth raportimeve që bëhen në Polici nga gratë dhe tha se ato nuk merren seriozisht nga Policia, pasi që sipas saj, mënyra se si intervistohen ato tregon shumë për seriozitetin e Policisë.