Dyert e kullës së Jasharëve mbesin të mbyllura për Hashim Thaçin

Aktuale March 06, 2018 - 15:15

Dyert e Kullës së Jasharëve, janë të vetmet të cilën Presidenti Hashim Thaçi nuk po mund t’i hapë tash e sa kohë.

Ai madje arrin të shkojë edhe në dasma të familjarëve të komandantëve pa e ftuar askush, por familja Jashari edhe më tutje refuzon që ta pres në konakun e saj.

Pse është kaq i madh hidhërimi i të mbijetuarve të kësaj familjeje ndaj Presidentit?

Në shenjë revolte, dy vjet më parë, familja Jashari kishte mbyllur dyert për liderët politikë, megjithatë për Hashim Thaçin nuk i hapi kurrë më.

Familjes Jashari nuk i ka kaluar hidhërimi ndaj Presidentit Thaçi. Ka kohë që përfaqësuesit e kësaj familjeje  refuzojnë ta presin në konakun e tyre edhe kur ai po drejton shtetin për të cilin ranë 55 anëtarë të familjes.

Një vit më parë Murat Jashari kishte folur për politikanë duke thënë se kjo familje nuk mban inat me ta. Por, ai u kishte bërë vërejtje pa zënë në gojë emra

LEXO EDHE: Hashim Thaçi publikon një foto me Adem Jasharin, Kadri Veselin dhe Jakup Nurën

“...individët ose personat të cilët udhëheqin me institucionet kushtetuese, nëse ata punojnë siç duhet do ta kenë vlerësimin tonë ose respektin tonë”, kishte thënë Murat Jashari.

Me anëtarët e kësaj familjeje, Thaçi tani mund të takohet vetëm në disa ngjarje me karakter shtetërorë ku shkëmbejnë ndonjë fjalë për mirësjellje.

Këtë vit, në 20 vjetorin e rënies së familjes Jashari, Rifat Jashari ka  pritur në kullën e tij udhëheqës të skenës politike, si kryeministrin Ramush Haradinajn ose edhe kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Express.

Thaçi dje kishte vizituar kompleksin memorial të Jasharëve në Prekaz, por jo edhe shtëpinë kur në çdo datë të rëndësishme të shtetit, Rifat Jashari dhe të mbijetuarit e kësaj familjeje presin krerët shtetërorë dhe partiakë.

Nga ana tjetër, në mungesë të fotografive aktuale, në mungesë të raporteve me familjen Jashari ka çelur arkivin.

Dy ditët e fundit Presidenti ka publikuar fotografi të viteve 90’të ku shihet krah komandantit Adem Jashari, teksa me këto fotografi ka kujtuar se këto fotografi ishin . Të njëjtën fotografi, Thaçi e ka vendosur edhe në profilin e tij në Facebook si “cover”.

Siç duket, dera e Kullës së Jasharëe, është e vetmja të cilën Presidenti Hashim Thaçi nuk po mund të hapë me manovrimet e tij politike. Ai madje shkon edhe ne dasma të familjarëve të  komandantëve i paftuar, por familja Jashari edhe më tutje refuzon  ta pres në konakun e saj. Kaq i madh është hidhërimi i të mbijetuarve të kësaj familjeje ndaj Presidentit.

 Për 20 vjet që nga rënia e familjes Jashari, politikanët e dalë nga lufta, kishin provuar që në çdo formë të dëshmojnë se sa ishin të afërt ishin me Jasharët. E sulmet ndaj kundërshtarëve politikë kanë qenë akuzat për tradhti ndaj komandantit.

Kjo vazhdoi derisa përfaqësues të familjes Jashari shfaqën publikisht pakënaqësinë që kishin ndaj klasës politike, e veçmas ndaj atyre që thirreshin në raportet me Adem Jasharin, duke mbyllur në vitin 2016. Këto dyer tutje u hapën, për ata që familja në fjalë i konsideron të denjë për t’i pritur.