Hashim Thaçi publikon një foto me Adem Jasharin, Kadri Veselin dhe Jakup Nurën

Dosier March 06, 2018 - 13:13
Fotografi të rralla

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në profilin e tij zyrtar në rrjetin “Facebook” ka postuar dy fotografi, ku shihet përkrah me komandantin legjendar të UÇK-së, Adem Jasharin.

Derisa në Foton tjetër, shihet bashkë me Adem Jasharin, Kadri Veselin dhe Jakup Nurën.

Fotot sipas, Thaçit janë shkrepur në Tiranë në vitin 1993.

LEXO EDHE: Fotografi të papublikuara deri tash: Adem Jashari me Hashim Thaçin e Kadri Veselin

Postimi i plotë i Thaçit:

Krenarë me Epopenë e UÇK-së!

Në fillimet e rezistencës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, së bashku me Komandantin legjendar, Adem Jasharin, Kadri Veselin dhe Jakup Nurën.

Tiranë, mars 1993. HTH

Image

Image