Haradinaj: Nëse rrëzohet ky vendim, më dhimbsen gjyqtarët e prokurorët

Aktuale March 01, 2018 - 12:06

Kryeministri, Ramush Haradinaj, në interpelancën për rritjen e pagave ka thënë se deputetët, ministrat, prokurorët e kryeprokurorët duhet të kenë paga të dinjitetshme.

“Deputeti duhet të ketë një rrogë të dijnitetshme. Njëjtë duhet të jetë për kryeministrin, ministrin, por ajo çka është me rëndësi kam dëgjuar që ende nuk e kemi kryer vitin 2012 me lëndë në Gjykata. Nëse nënkupton kjo gjashtë vjet kohë. Ky vendim i Qeverisë ka ndikim direkt në pagat e prokuroreve e kryeprokurorëve”, tha ai, raporton “Zeri.info”.

Ai ka thënë se nëse rrëzohet ky vendim i Qeverisë për rritjen e pagave, sipas kreut të ekzekutivit, nuk do i dhimbset vetja por gjyqtarët dhe prokurorët.

“Ne kemi kërkuar ligjin për nivelizimin e pagave dhe askush para neve se ka bërë. Ky vendim është i menjëhershëm dhe ka ndikim menjëherë rritjen e pagave të prokurorëve dhe kryeprokuroreve. Më dhimbset ky vendim nëse bie për shkak të gjyqtarëve e prokurorëve", tha ai. /ZËRI/

Image