Beqa 'godet' LVV-në: Nëse jeni patriot mos e leni fatin e Kosovës në dorë të Listës Serbe

Aktuale February 28, 2018 - 10:16

Deputeti Hajdar Beqa në intervistë për ‘Zërin’, ka thënë së deputetët e ‘Vetëvendosje’ nuk kanë pasur vullnet për bisedime me kryetarin e Kuvendit i cili çdo here i ka ftuar për diskutim dhe për të gjetur një zgjidhje për Demarkacionin.

Ai po ashtu ka thënë se “Vetëvendosje” nuk duhet ta lërë fatin e qytetarëve në dorë të Listës Serbe, raporton Zëri.info.

"Ka pas takime, nga 2015 janë këto problem, çdo herë kryetari i Kuvendit i fton për të diskutuar, është mungesa e vullnetit të deputetëve të LVV-së, unë sot besoj që marrëveshja do të kalojë. Është mirë që këtij epilog ti japim fund. Nësë VV është patriote nuk duhet ta lenë fatin e qytetarëve të Kosovës në dorë të Listës Serbe.

Sot është vendimi për bllokim edhe për ecje përpara. Sot qytetarët e shohin kush është për bllokim e kush për të ecur përpara", ka deklaruar Beqa/Zëri.

LEXO EDHE: Beqa: Vetëvendosje dhe Lista Serbe duhet të votojnë Demarkacionin, është edhe në interesin e tyre