Beqa: Vetëvendosje dhe Lista Serbe duhet të votojnë Demarkacionin, është edhe në interesin e tyre

Aktuale February 28, 2018 - 10:03

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Hajdar Beqa, në një intervistë për “Zëri” flet në lidhje me seancën e sotme në Kuvend dhe votimin e Demarkacionit.

Beqa tha së është moment i duhur për të mos e humbur sot.

‘Sot deputet e Kuvendit ta kryejnë punën e tyre, të punojnë për interesit e vendit, interes është që sot të votojmë Demarkacionin ta qojmë Kosovën përpara’

Se sa janë gjasat për të arritur votat për Demarkacionin Beqa ka thënë se LVV dhe Lista Serbe e pengojnë këtë, por që jemi shumë afër për të bërë këtë marrëveshje, neve na duhen 80 vota, çdo ditë është humbje kohë, unë kërkoj prej deputetëve të LVV dhe Listës Serbe që të reflektojnë sepse është edhe në interesin e tyre./Zëri.