'Krisje' me Metën? Rama: Ndaj me Presidentin gjithë dashurinë për kanionet

Aktuale February 23, 2018 - 19:55

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta refuzoi kërkesën e Ministrisë së Jashtme për dhënien e plotfuqishmërisë për negociatat me palën greke sa i takon kufirit detar.

Kërkesa u rrëzua me argumentimin se ishte e paplotë. Ky vendim i kreut të shtetit u duk sikur “krisi” raportet mes tij dhe kryeministrit, Edi Ramës.
Por, nga Berati, kryeministri shqiptar e mohoi këtë, shkruan Top Channel.

“Ndaj me Presidentin të gjithë dashurinë për kanionet dhe të gjithë vëmendjen, që kanionet të jenë një nga pikat më intensive të zhvillimit të turizmit dhe ekonomisë së Beratit. Nëse keni ardhur deri këtu për të nxjerrë një lajm se ka një problem mes meje dhe Presidentit, është vendi më i gabuar për ta bërë këtë, sepse jemi jo larg kanioneve dhe mbi të gjitha kam detyrimin dhe mirënjohjen që Presidenti më ka prezantuar me kanionet dhe falë ftesës së tij kam bërë raftin për herë të parë”, deklaroi Rama.