Shtyhet seanca për Demarkacionin

Aktuale February 23, 2018 - 12:10
Ja kur do të mbahet kjo seancë

Edhe pse Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli vendosi që të shkohet në pauzë pesë minutash në mënyrë që shefat e grupeve parlamentare të mund të konsultohet për të shmangur Rregulloren e Kuvendit, pauza zgjati plot 30 minuta, raporton "Zëri.info"

LDK dhe PDK ka qenë të parat që kanë kërkuar që seanca për ratifikimin e Demarkacionit të shtyhet për një ditë tjetër në mënyrë që tu jepet kohë partive politike që të arrijnë konsensus.

Shefi i Grupit parlamentar të PDK-së ka thënë që do të ishte mirë që seanca të shtyhet për të hënën.

Memli Krasniqi nga Parti Demokratike e Kosovës tha se ratifikimi i marrëveshjes së Demarkacionit gjatë ditës së sotme po del të jetë i pamundur raporton "Zeri.info".

"Ne mendojnë që më e rëndësishmja është që të hymë bë një proces që mundëson ratifikimin e marrëveshjes, duke e parë që kjo gjë është e pamundur ne jemi në favor të asaj që 5 shefave e grupeve parlamentare u dakorduam që seanca do vazhdoj të hënën në orën 10:00", tha Krasniqi.

Edhe AAK e Nisma  e ka mbështetur këtë propozim.

Në fund me 60 vota pro u vendos që të mërkurën  në orën 10:00 të vazhdon seanca për ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit raporton "Zeri.info".