Vetëvendosje ankohet se seanca u shty pa u konsultuar askush me ta

Aktuale February 22, 2018 - 14:21

Deputetja e Vetëvendosjes, Fatmire Mulhaxha Kollçaku ka thënë se askush nuk është konsultuar me Vetëvendosjen për shtyrjen e seancës.

Ajo ka bërë të qartë qëndrimin e VV-së karshi demarkacionit, duke thënë se kjo marrëveshje është e njëjta me atë të 2015, raporton lajmi.net.

“Qendrimi i Vetëvendosjes është i njëjtë sepse nuk ka ndryshim nga marrëveshja e 2015, nuk duhet të përfshihet raporti i Bulliqit”.

Tutje Mulhaxha- Kollçaku ka thënë se deri kur vendimet që merren në Beograd do të vazhdojnë të zbatohen në Kuvendin e Kosovës.