Lista Serbe: Nuk e votojmë Demarkacionin me Malin e Zi

Aktuale February 22, 2018 - 12:37

Lista Serbe ka njoftuar se nuk do ta votojëmarrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.

Në një komunikatë dërguar medieve serbe, Lista Serbe ka thënë se mediat po japin deklarata të rrejshme kinse janë pajtuar për këtë gjë.

LEXO EDHE: Petroviq: Nuk e di qëndrimin e Listës Serbe për Demarkacionin

“Nuk është në marrëveshjen e koalicionit me PAN që të përkrahim demarkacionin me Malin e Zi dhe nuk biem pre. Do të vazhdojmë luftën për të mirën e serbëve në Kosovë. I bëjmë vërejtje popullit serb në Kosovë që herë pas here do të ketë tentime që Lista të paraqitet e tillë para të tjerëve. Kjo ka sjellë pasiguri te serbët që jetojnë këtu”, thuhet në njoftim.