Petroviq: Nuk e di qëndrimin e Listës Serbe për Demarkacionin

Aktuale February 22, 2018 - 12:13
Ky është qëndrimi i tij personal për Dermakcionin

Deputeti i SLS-ë, Slobodan Petroviq, tha se do ta votojë marrëveshjen e Demarkacionit, raporton “Zeri.info”.

Por ai ka thënë se nuk e di qëndrimi e Listës Serbe për këtë marrëveshje.

Sipas Petroviq, deputetët vendosin se si ata duan, por që siç është shprehur ai, SLS-ja është për mbrojtjen e interesave të qytetarëve dhe përmirësimin e jetës së tyre.

“Nuk e di qëndrimin e listës serbe edhe individët kanë të drejtë të vendosin si të duan. Ne jemi për mbrojtjen e interesave të qytetarëve dhe përmirësimin e jetës së tyre. Ne jemi parti e vogël nuk jemi ndonjë faktor vendimmarrës, por sadopak jemi që i shtyjmë përpara zhvillimet në vend. Presim fillimin e seancës”, ka thënë Petroviq, raporton “Zeri.info”.

Petroviq shtoi se nuk e di as ku janë deputetët e Listës Serbe. /ZËRI/