Lila: 'Nuk jam optimiste që Demarkacioni të ratifikohet sot'

Aktuale February 22, 2018 - 11:41

Deputetja nga radhët e Alternativës Socialdemokrate, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se nuk është optimiste nëse do të kalojë Demarkacioni sot, pasi që sipas saj kjo varet nga Lista Serbe. Sipas saj mungesa e tyre dhe deklarimi për mos votimin e kësaj marrëveshje nga ana e LVV, ka bërë që të ketë mëdyshje nëse kjo marrëveshje do të ratifikohet, raporton “Zëri.info”.

 “Personalisht nuk jam optimiste sepse është një proces që është keq menaxhuar për 3 vite. Votimi sot do të jetë se a do të jetë apo jo lista serbe të shohim se a po mungojnë a jo për pjesën tjetër të opozitës e dimë qëndrimin e tyre”, ka thënë Lila.

Sipas Lilës partia e saj dhe LDK-ja janë pro votimit të Demarkacionit mirëpo pa përfshirjen e raportit të Bulliqit pasi që sipas saj në atë raport ka kontradikta dhe ai mund të shërbejë vetëm si informim mirëpo jo edhe si pjesë e projektligjit, raporton tutje “Zëri.info”

“Kemi marrë vendim që ta votojmë Marrëveshjen e Demarkacionit, me deklaratat e dy presidentëve dhe sipas projektligjit. Sot në votim është në përmbajtje ligji i njëjtë sikurse ai i vitit 2015 si dhe deklarata e dy presidentëve. Raporti i Bulliqit bie ndesh me ligjin e  vitit 2015 dhe  nuk mund të jetë pjesë e projektligjit. Mund të shërbej vetëm si informim jo pjesë e projektligjit pasi që ka kontradikta.   Jemi bashkarishtë me LDK-në dhe  ndajmë të njëjtin mendim në lidhje me Demarkacionin”, ka shtuar ajo. /ZERI/