Protesta në Bruksel: Kolonizatorët serbë na masakruan 155 vjet në Kosovë

Aktuale February 20, 2018 - 17:33

Qindra shqiptarë të Kosovës u mblodhën sot në sheshin e Luksemburgut në Bruksel, duke mbajtur parulla kundër Serbisë, raporton portali serb 'Blic', transmeton zeri.info

Monumenti në qendër të Brukselit mund të shihet i mbërthyer me flamuj të Shqipërisë, Kosovës dhe të Belgjikës, kurse në banerin që mbahet nga disa individë shkruan: Për 155 vjet të kolonizimit serb, u masakruan 570,000 shqiptarë të Kosovës.

Kjo protestë po zhvillohet për 10 vjetorin e Kosovës si shtet, me një iniciativë të profesorit Nusret Pllana, në kuadër të dorëzimit të librit të tij “Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844-1999” te eurodeputetët dhe  eurokomisionerët evropian. /Zeri