A veshin antiplumb liderët e Kosovës?!

Aktuale February 18, 2018 - 20:25
Tregimi për Mbrojtjen e Afërt

Emisioni i fundit ‘Drejtësia në Kosovë’  solli detaje se si u planifikua dhe si u realizua mbrojtja e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe liderëve shtetërorë në ditën e shpalljes së Pavarësisë 10 vjet më parë.

Gjatë këtij emisioni, zëvendëskomandanti i kësaj Njësie, Afrim Rashica, foli rreth asaj se a veshin kryeministrat apo liderët e tjerë jelek antiplumb.

“Ka raste mirëpo kjo është vetëm në raste kur kemi sulm. Në rast të sulmit i kemi procedurat tona të intervenimit, i vendosim antiplumb deri sa të evakuojmë në një pikë të sigurt”, tha Rashica.

Ai ka thëne se nuk e di nëse kryeministri ka dalë në konferencë ndonjëherë i veshur me antiplumb.