Selimi: Në Çakorr pa viza, por na duhen pasaportat

Aktuale February 17, 2018 - 21:32

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka ironizuar me shënjimin e pikës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Ai ka thënë se edhe pas ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi, ndoshta do të kemi mundësi të gjithë të shkojmë deri në Kullë dhe Çakorr pa viza, por ai ka thënë se gjithsesi do të duhet ta kemi pasaportën.

“Pas ratifikimit te Demarkacionit me Malin e Zi, ndoshta mund të shkojmë deri në Kulle dhe deri në Cakorr pa viza, por do të na duhet pasaporte”, ka shkruar Selimi 

Gjatë ditës së djeshme presidenti i Kosovës dhe ai i Malit të Zi nënshkruan një marrëveshje për korrigjimin marrëveshjes mes këtyre dy vendeve.

Ndërsa Kryesia e Kuvendit vendosi të mbajë seancë të jashtëzakonshme të dielën për ratifikimin e kësaj marrëveshje, por që kryeministri Haradinaj gjatë ditës së sotme ka thënë se kjo seancë nuk do të mbahet nesër.

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon ta kundërshtojë këtë marrëveshje, duke konsideruar se Kosova po humbet tokë në bazë të marrëveshjes aktuale.