Presidenti austriak uron Thaçin për dhjetëvjetorin e pavarësisë

Aktuale February 16, 2018 - 14:38

Presidenti austriak Alexander Van der Bellen, ka uruar presidentin Hashim Thaçi me rastin e dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Në këtë telegram Bellen ka treguar edhe arsyet se pse ai nuk do të marrë pjesë në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, transmeton “Zeri.info”.

“Me keqardhje më duhet të Ju njoftoj se pjesëmarrja ime në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës nuk është e mundur për arsye të agjendës së planifikuar kohë më parë”, ka shkruar ai. /ZERI/

LEXO EDHE: Italia uron Kosovën për dhjetëvjetorin e pavarësisë