Italia uron Kosovën për dhjetëvjetorin e pavarësisë

Aktuale February 16, 2018 - 14:52

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, i ka dërguar një telegram urimi presidentit Hashim Thaçi me që rast, pohon se Italia do të vazhdojë të jetë një përkrahës i fuqishëm i Kosovës, gjatë rrugëtimit të saj për integrimin evropian, transmeton “Zeri.info”.

‘Kosova mund të llogarisë në mbështetjen e Italisë në rrugëtimin e integrimit evropian që nga pavarësia e saj, një synim që duhet realizuar përmes normalizimit të plotë të marrëdhënieve me shtetet fqinje, veçanërisht me Serbinë, dhe miratimin e reformave të brendshme që kanë për qëllim konsolidimin e rendit dhe ligjit”, shkruhet në këtë telegram.

LEXO EDHE; Presidenti austriak uron Thaçin për dhjetëvjetorin e pavarësisë

Po ashtu ai ka folur edhe për marrëdhëniet mes Romës dhe Prishtinës, ku sipas tij ekziston një marrëdhënie e plotë dhe e afërt duke përmendur kështu edhe pjesëmarrjen në misionet ndërkombëtare

“Gjatë këtyre dhjetëve vjetëve, Prishtina dhe Roma kanë ndërtuar një marrëdhëniet të fortë dypalëshe. Italia ka ri konfirmuar vazhdimisht afërsinë e saj me Kosovën, duke përcjellur – siç dëshmohet edhe nga pjesëmarrja jonë në misionet ndërkombëtare si EULEX-i dhe KFOR-i – forcimin e institucioneve dhe sigurisë së saj’, ka shkruar ai./ZERI