Pahor: Kam ardhur si mik i kosovarëve dhe serbëve

Aktuale February 13, 2018 - 10:04

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, gjatë fjalimit të ti në Kuvendin e Kosovës, duke e uruar Kosovën për 10 vjetorin e Pavarësisë së saj, tha se gjendet në Kosovë si mik i kosovarëve, serbëve dhe të gjithë atyre nacionaliteteve që jetojnë në Kosovë, raporton “Zeri.info”.

“Unë erdha në Kosovë si miku juaj, si president I shtetit që ka marrëdhënie shoqërore me shtetin e juaj. Në 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës,  pranoni urimet e mija, pranimet e shtetit që përfaqësoj dhe urimet më të mira nga njerëzit tanë për të ardhmen e juaj të suksesshme”, tha Pahor.

Gjithashtu ai tha se Sllovenia dhe Kosova e kanë mbështetur njëri tjetrin në një mënyrë që ishte e drejtuar edhe nga vendet tjera.

“Në këtë kohë kam ardhur në Kosovë si një mik I Kosovës dhe Serbëve dhe gjithë të tjerët që jetojnë në Kosovë”, theksoi Pahor./ZERI