Çitaku në KS të OKB-së: Serbia sa më shpejt ta njohë Kosovën

Aktuale February 07, 2018 - 17:08

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, është duke raportuar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, raporton “Zeri.info”.

Ajo ndër të tjerash tha se, normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet vetëm përmes njohjes.

Ajo i bëri thirrje Serbisë që sa më shpejt ta njoh Kosovën, pasi që sipas saj, pavarësia e Kosovës është një fakt i kryer.

LEXO EDHE: Daçiq në OKB për Gjykatën Speciale: Serbia është e gatshme të sjellë dëshmi për ata që kanë kryer krime

“Normalizimi mund të arrihet vetëm përmes njohjes së Kosovës. Sa më shpejt që Serbia ta njoh Kosovën aq më mirë do të ishte për rajonin. Dua të rikonfirmoj se Kosova është e përkushtuar që të vazhdoj dialogun e saj me Serbinë...”, tha ndër të tjerash ambasadorja Çitaku, e cila shtoi se UNMIK-u më nuk ka asnjë ndikim në Kosovë.

“UNMIK-u nuk është mision paqeruajtës dhe administrativ”, ka thënë ndër të tjerash ambasadorja Çitaku. /ZËRI/