Daçiq në OKB për Gjykatën Speciale: Serbia është e gatshme të sjellë dëshmi për ata që kanë kryer krime

Aktuale February 07, 2018 - 16:48

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq duke folur në Këshillin e Sigurimit në OKB ka folur për dialogun mes Kosovës e Serbisë, teksa ka theksuar marrëveshjen e nënshkruar për krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

Sipas tij, janë bërë më shumë se 4 vite qëkur është nënshkruar marrëveshja për ta bërë AKS-në, por që kjo ende nuk është kryer nga institucionet e Kosovës.
“Thuhet që do të themelohet bashkësia me komuna srbe, unë vet e kam nënshkruar këtë marrëveshje në vitin 2013, apo sic quhet marrëveshja e Brukselit e nënshkruar me Hashim Thacin dhe Katerina Ashton. Ajo është qenësore për Serbinë sepse aty sigurohen dhe mbrohen serbët në Kosovë dhe Metohi. 4 vite e gjysmë Serbia po pret që Prishtina të përmbushë detyrat e veta. Në 13 takimet e sigurimit asnjëri nuk ka bërë thirrje te Prishtina që t`i zbatojë këto, deri tani janë bërë vetëm hapa mbrapa. Edhe nuk janë dhënë asnjë lloj shenja se si do të jenë hapat në themelimin e këtij Asociacioni. Serbia ka luajtur rolin e vet dhe ka zbatuar obligimet e veta. Serbia është e gatshme ta vazhdojë dialogun por do të vihet në pikëpyetje nëse do të ketë kuptin ndonjë marrëveshje ere, kur pas 4 vite e gjysme ne ende flasim për themelimin e ASK-së.”, ka thënë ai, raporton Indeksonline.

Theks të veçantë, Daçiq i ka dhënë edhe vrasjes së Oliver Ivanoviqit në Mitrovicë, duke e quajtur atë akt terrorist për të cilin institucionet e Kosovës ende nuk kanë sjellë asnjë të dhënë.

LEXO EDHE: Vrasja e Ivanoviqit temë diskutimi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

” Oliver Ivanoviq lider i Iniciativës Qytetare në Mitrovicë të Koosvës është vrarë dhe gjenja e tij e ka keqësuar gjendjen e sigurisë. Vrasja e Ivanoviq është një akt thelbësisht terrosrist që rrezikon jo vetëm gjendjen e sigurisë në Kosovë dhe Metohi por edhe liderët serbë kanë bërë thirrje për gjendje të qetë dhe stabilizim të saj. Më 22 janar presidenti Vuciq i ka vizituar serbët në Kosovë që ta ruajnë stabilitetin e paqen duke theksuar se të gjitha problemet duhet të zgjidhen me dialog. Serbia i ka dërguar kërkesë EULEX-it dhe UNMIK-ut të bindur se do të ndihmojnë në gjetjen e të vërtetës. Është refuzuar nga qeverisja e përkohshme e Kosovës dhe Metohisë. Ata kanë kërkuar që ata të hetojnë por edhe pas 3 javë pas vrasjes ende nuk ka asgjë. Ka mosgatishmëri të zgjidhjes së këtij krimi. Gjendja e sigurisë është e bishtë dhe e ndjeshme”, ka thënë tutje Daçiq, raporton Indeksonline.

Ai ka folur edhe rreth tentimit të shfuqizimit të Gjykatës Speciale. Daçiq është shprehur se krimet nuk mund të mbeten të pandëshkuara dhe se Serbia është e gatshme që të ofrojë të gjitha dëshmitë që ka sa i përket pjesëtarëve të UÇK-së që sipas tij kanë kryer krime.

“Partitë politike janë munduar ta shfuqizojne ligjin për Dhomat e Posacme që janë themeluar për hetimin e krimeve të kryera nga pjesëtarë të UCK-së. Raporti i sekretarit të përgjithshëm shprehë zhgenjimin e thellë. Ambasadori amerikan ka thënë se cfarëdo iniciative do të ketë ndikim të thellë tek integrimet evropiane sidomos në marrëdhëniet me SHBA-në. Ambasadori gjeman ka paralajmëruar që vendimi për të shfuqizuar ligjin mund të keqësojnë marrëdhëniet me BE-në. Nuk mund të mbesin krimet e pandëshkuara. Serbia është e gatshme të oforojë dëshmitë që ka. Serbia do të vazhdojë të ndjekë ata për të cilët ekzistojnë dëshmitë për krimet që kanë bërë. Nuk mund t`i lirojmë këta persona na përgjegjësia e tyre penale”, ka thënë ai.