Hoxha:Jemi afër liberalizimit të vizave

Aktuale February 02, 2018 - 11:18

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha në një diskutim me komisionin parlamentar për Integrime Evropiane tha se ende nuk mund të jepen konkluzione lidhur me përfshirjen e Kosovës apo jo në strategjinë e zgjerimit të BE-së, por që sipas saj Kosova ka plotësuar detyrat e saj raporton "Zëri.info".

 "Deri më sot ne si instuticone nuk kemi pranuar draftin që ka qarkulluar në media, një draft i cili na është thënë se është në plotësim e sipër, është një dokument i gjallë duke u plotësuar" tha Hoxha.

Sipas saj ende është herët të flitet për këtë draft pasi ende nuk është publikuar.

Ajo gjithashtu bëri të ditur që ka kërkuar në të gjitha mbledhjet që Kosova të bëhet pjesë e kësaj strategjie.

"Ne kemi kërkuar që Kosova të përfshihet në strategjinë e zgjerimit në mënyrë të qartë dhe konkrete", theksoi ajo.

Hoxha gjithashtu tha se jemi afër liberalizimit të vizave, dhe ajo shpreson që këto gjëra të njihen nga BE.

"Jemi të vetëdijshëm për mos njohjen e 5 vendeve anëtare të BE-së, por kemi plotësuar pikat tjera" tha Hoxha. /Zëri/