Haradinaj konfirmon marrjen e vizës nga Britania

Aktuale February 01, 2018 - 12:59

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha konfirmoi se ka marrë vizën nga Ambasada e Britanisë së Madhe, raporton zeri.info.

“Po, po”, ka pohuar shkurt Haradinaj i pyetur rreth kësaj çështjeje.

Ndërkohë, e pyetur nga zeri.info sot, ambasada e Britanisë në Kosovë nuk ka dashur të komentojë rreth kësaj çështjeje.

Zyrtarë nga kjo ambasadë kanë thënë për “Zërin”, se nuk i komentojnë rastet individuale.

“Ne nuk komentojmë mbi aplikacionet individuale për viza”, thuhet në një përgjigje të Ambasadës dhënë Zërit.

Ndryshe mediat shkruan gjatë javës se kryeministrit i është refuzuar krejtësisht viza nga kjo ambasadë.