Kusari-Lila: S’kemi kredibilitet të flasim për ndotjen e ajrit

Aktuale February 01, 2018 - 10:55

Deputetja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, gjatë diskutimit në Kuvend për ndotjen e ajrit tha se deputetëve të Kosovës u ka humbur kredibiliteti për të folur për këtë çështje për arsye se vet ata deputetë nuk janë në gjendje të mbajnë ajrin e pastër brenda objektit të Kuvendit, duke thyer rregullat e pirjes së duhanit në ambiente publike, raporton Zëri. Info.

“Nuk jemi në gjendje ta mbajmë ajrin e pastër brenda Kuvendit nga pirja e jashtëligjshme e duhanit, neve na ka humbur kredibiliteti për të folur për ajrin e ndotur” ka thënë ajo.

Kusari Lila shtoi se kjo ndotje nuk po ndodh për shkak të faktorit klimatik, dhe sipas saj fajin më të madh për këtë ndotje e ka faktori njeri./Zëri