Shpend Ahmeti njofton për dënimin e dy kompanive

Aktuale January 31, 2018 - 22:28
Ja për çfarë bëhet fjalë

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka njoftuar përmes një shkrimi në Facebook se është dënuar me 300 euro kompanitë që shkatërruan muralet.

“Nga 300 euro dënim, mbulim i reklames, dhe turpërim publik për kompanitë Cima dhe Loriano për gabimin në rrugen B” shkruan Ahmeti.

Më herët gjatë ditës Ahmeti kishte bërë të ditur që dy kompani kishin prishur muralet, dhe se do ta pësonin që të dyja, si dhe të tjera në qoftë se thyejnë rregullat dhe ligjet.

LEXO EDHE: Ahmeti informon qytetarët se çfarë do të ndodh nesër në rrugët e Prishtinës

“Dikush sot paska fillu me i prish muralet me reklama. Ne do ti dënojmë këto biznese, me qëllim edhe emrin po ja u vendosi për me tregu se nuk i bën nder askujt me punu kundër rregullit e ligjit e edhe kundër artit. I paralajmërojmë edhe të tjerët se do të ngrisim kallëzime penale” ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Image