Kjo është tollovia që u shkaktua sot në qendër të Prishtinës

Aktuale January 31, 2018 - 17:05

Pas vendimit të ditës së djeshme të Komunës së Prishtinës për ndalimin e qarkullimit të veturave në disa pjesë të kryeqyteti, efekti i tollovisë është vërejtur qysh në ditën e parë të zbatimit të kësaj mase, raporton “Zeri.info”.

Në orët e pasdites, në rrugën “Garibaldi”, është vërejtur tollovi e madhe në trafik.

Komuna e Prishtinës e ka marrë këtë vendim si shenjë parandalimi për ndotjen e ajrit e cila ka tejkaluar normat e lejuara të ndotjes.

Po ashtu, komuna nuk ka njoftuar se deri kur do të vazhdojë kjo masë e ndalimit të veturave, raporton “Zeri.info”.

Për më shumë, shikoni fotografitë e mëposhtme:

 

Image

Image

Image

Image