Isufi tregon se cila është zgjidhja për ndotjen e ajrit

Aktuale January 31, 2018 - 16:25

Ahmet Isufi nga Grupi Parlamentar i AAK-së duke folur për ndotjen e ajrit në Prishtinë tha se, duhet të bëhet kontroll më i madh në të gjithë indikatorët e ndotjes së ambientit, raporton “Zeri.info”.

Ai ka propozuar që të rriten hapësirat me gjelbërim. Përveç kësaj, sipas tij duhet të bëhet edhe një hulumtim për të krijuar energji alternative.

LEXO EDHE: 'Masa e ndalimit të thëngjillit nuk kryen më punë'

Isufi tha se, sot në kryeqytet gjendja ishte e çuditshme pasi qendra ishte e ndaluar nga automjetet dhe periferia jo, dhe kjo sipas tij ka ndikuar që në kryeqytet të bëhet kaos nga këto vetura.

Këto komente Isufi i bëri në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës në të cilën po diskutohet ndotja alarmante e ajrit në Prishtinë. /ZËRI/