'Masa e ndalimit të thëngjillit nuk kryen më punë'

Aktuale January 31, 2018 - 16:19

Evgjeni Thaqi -Dragusha në emër të grupit parlamentar të PDK-së tha se kjo është tema më e rëndësishme që pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, raporton Zëri.info

Thaçi-Dragusha ka propozuar që të bëhet vetëdijesimi i qytetarëve për ruajtjen e ambientit. 

"Masat e perkohshme jane te domosdoshme sikur ato afatgjata. Duhet te filohet me vetëdijesim e qytetareve lidhur me ruajtjen e ambientit. Duhet te mendojmë si ta zhvillojmë dhe modernizojmë trafikun urban", ka thënë ajo.

Ajo tha se për këtë vit nuk çon peshë masa për ndalimin e thëngjillit pasi tani qytetarët janë pajisur me të./ZËRI