Qytetarët ankohen se po paguajnë për bileta, 'Trafiku Urban' mohon

Aktuale January 31, 2018 - 13:25

Qytetarë të shumtë që në orët e mëngjesit kanë adresuar ankesa për shkak se kanë paguar biletë të autobusit edhe pse për sot ishte vendosur që të ofrohet transport falas për shkak të ndalesës për qarkullim me vetura në qendër të kryeqytetit.

Zyrtarë të Trafikut Urban mohojnë duke thënë se ata që kanë paguar bileta i kanë ngatërruar autobusët.

Për të shkuar në punë, ajo kishte zgjedhur që të përdorte linjën 4 të “Trafikut Urban”.

G.N, një qytetare nga Prishtina, tha se ajo ishte detyruar të paguajë biletë, ndonëse vendimi nga Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit ishte që sot transporti me autobusë të jetë pa pagesë.

LEXO EDHE: Tollovi në kryeqytet

"Gjatë mëngjesit të sotëm hipa në autobusin e linjës 4 për të shkuar në punë. Pagova biletë edhe pse thirrjet e komunës dhe premtimet kanë qenë për të mos paguar”, u shpreh ajo.

Të njëjtin problem sot e ka pasur edhe një qytetare tjetër. F.Dobruna. Shqetësimin e saj ajo madje e kishte publikuar në rrjetet sociale.

“Unë autobusin e pagova nga Bregu i Diellit për të ardhur deri te Qafa. Nuk paska pa pare asgjë”,tha ajo.

Image