Tollovi në kryeqytet

Aktuale January 31, 2018 - 12:21

Një numër i madh i qytetarëve kanë vendosur të përdorin autobusët urbanë për të qarkulluar në kryeqytet pas masave që mori Komuna e Prishtinës për ndalimin e veturave në qendër me qëllim ndalimin e ndotjes së ajrit.

Kjo ka krijuar tollovi në qytet pasi autobusët po stërmbushen me qytetarë. Në anën tjetër edhe hyrjet e Prishtinës po vazhdojnë të bllokohen nga veturat që po tentojnë të hynë në kryeqytet. Policia e Kosovës që nga orët e hershme të mëngjesit është vendosur në pikat hyrëse të rrugëve kryesore për t’i orientuar këto automjete, raporton zëri.Info.

Komuna e Prishtinës mori masa që në rrugët kryesore të ndalojë qarkullimin e veturave pasi kryeqyteti ynë Prishtina u rendit si vendi me ajrin më të ndotur në botë pas matjeve që bëri Ambasada Amerikane në Prishtinë. /Zëri

 

Image