Mjekët e Kirurgjisë Abdominale hyjnë në grevë

Aktuale January 29, 2018 - 14:45

Mjekët e Kirurgjisë Abdominale kanë hyrë në grevë, për shkak të rritjes së pagave vetëm katër për qind, transmeton Zeri.info.

Rifat Bajrami, drejtor në Kirurgjinë Abdominale ka thënë sot për Zërin se greva ka filluar dhe do të vazhdojë, ndonëse ai ka bërë të ditur se sot në vizitë kanë pasur edhe  Ministrin e  Shëndetësisë, Uran Ismaili.

LEXO EDHE: Mjekët hyjnë në grevë, nuk i ndal as ministri

Sipas tij, mjekët e Kirurgjisë Abdominale  kërkojnë rritje të pagave prej 9% deri në 11%./ZERI.