Mjekët hyjnë në grevë, nuk i ndal as ministri

Aktuale January 29, 2018 - 11:54

Pavarësisht vizitës së ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismali, 36 specialistë të kirurgjisë së përgjithshme dhe abdominale kanë vazhduar grevën.

Kërkesa kryesore e doktorëve të kësaj klinike është rritja e pagave.

Ministri Ismaili me këtë rast tha se problemet nuk mund t`i rregullojnë brenda natës, mirëpo premtoi se çdo gjë do të zgjidhet teksa problemin do ta paraqes edhe në mbledhje të Qeverisë.

Por , mjekët thonë se nëse nuk ka zgjidhje greva do të përshkallëzohet edhe tek rastet emergjente, njofton Klan Kosova.