Ky është reagimi i Qeverisë për ndotjen e ajrit

Aktuale January 28, 2018 - 18:40

Ajri i ndotur në Prishtinë, është ndër shqetësimet më të mëdha në vend gjatë ditëve të fundit.

Reagime të shumta janë bërë lidhur me këtë çështje.

Është pikërisht kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili pak orë më parë ka apeluar tek Qeveria e Kosovës që të mbledh institucionet përgjegjëse për të diskutuar për marrjen e masave të mëtutjeshme për ajrin e ndotur në Prishtinë.

Pas kësaj, ka reaguar këshilltari i kryeministrit Ramush Hardinaj, Avni Arifi, i cili është deklaruar duke thënë se disa gjëra nuk mund të ndodhin brenda nate, ndër to edhe ndryshimi i kualitetit të ajrit.

Sipas tij, projekti i koogjenerimit në vlerë 24 milionë euro i cili sivjet pritet të realizohet do të ndryshoj shumëçka në mënyrën e të jetuarit, përfshirë edhe kualitetin e ajrit.

Duhet përkujtuar, se niveli i ndotjes së ajrit edhe tani vazhdon të jetë shumë i lartë teksa si lagjja me ajrin më të ndotur në Prishtinë është theksuar të jetë, Arbëria njohur ndryshe si Dragodan.

Por, për ndotjen e ajrit është paralajmëruar edhe protestë, raporton “Zeri.info”.

LEXO EDHE: Protestë kundër ndotjes së ajrit në Prishtinë

Postimi i plotë i Arifit pa ndërhyrje:

- Ndarja e sivjetshme e €34 milion për ndërrimin e filterave të Kosovës B (74€ miljon totali)

-Ndêrtimi i Kosovës C me teknologjinë më te avancuar të kohës dhe

- Projekti i koogjenerimit me vlerë €24 milion (mbulohet krejt Prishtina ) i cili sivjet pritet të realizohet do të ndryshoj shumëçka në mënyrën e të jetuarit tonë duke përfshirë edhe kualitetin e ajrit.

Fatkeqësishtë, kjo smund të ndodhë sonte