Protestë kundër ndotjes së ajrit në Prishtinë

Aktuale January 28, 2018 - 17:36

Ditëve të fundit Prishtina është në gjendje alarmante të ndotjes së ajrit, raporton “Zeri.info”.

Në lidhje me këtë gjendje ka pasur reagime të shumta institucionale, partive politike por edhe të qytetarëve.

Duke e parë këtë gjendje alarmante të ndotjes së ajrit, disa qytetarë kanë marrë iniciativë që të organizojnë protestë kundër ndotjes së ajrit në Prishtinë, raporton “Zeri.info”.

Përmes rrjetit social "Facebook", qytetarët kanë bërë thirrje që të marrin pjesë në këtë protestë e cila do të mbahet të mërkurën, duke filluar nga ora 12:00 deri në orën 13:00.

Protesta do të mbahet në Prishtinë para Teatrit Kombëtar.

KËTU mund të gjeni detajet e protestës.