Ja sa kosovarë aplikojnë për viza në SHBA çdo vit

Aktuale January 22, 2018 - 15:09

Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë, pranon mbi 7000 aplikacione në vit për viza turistike nga kosovarët, të paktën kështu bëri të ditur Brian Corteville, konsull në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.

Ai gjatë një interviste për gazetën “Zëri” ka treguar se cilat janë vizat që jepen për qytetarët e Kosovës, si dhe ka folur për interesin e qytetarëve për këto viza ndër vite.

Zëri: Cilat lloje të tjera të vizave jepen në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë dhe për cilat lloje të vizave qytetarët e vendit duhet të shkojnë në Shkup?

Corteville: Ne filluam me dhënien e vizave joemigruese ose turistike në vitin 2014, 2015 në Prishtinë. Konsullja që ishte këtu para meje filloi me disa grupe, për shembull: viza për studentë, për këngëtarë, për vazhdimin e vizave për ata qytetarë që kanë pasur një vizë në të kaluarën dhe mund ta vazhdojnë vizën këtu.

Vitin e kaluar filluam me dhënien e vizave për të moshuarit apo për njerëzit që janë të moshës mbi 60 vjeç dhe programin “Summer Work and Travel”. Kur studentët shkojnë në Amerikë gjatë muajve të verës të punojnë marrin një përvojë kulturore, pastaj filluam me të fejuarit dhe vizat e shumëllojshmërisë, por fatkeqësisht nuk kemi një sallë pritjeje këtu në Prishtinë, nuk kemi një hapësirë të mjaftueshme për të pranuar të gjithë aplikantët, sepse kemi mbi 7000 aplikacione në vit për viza turistike. Kështu që për një vizë të tillë për herë të parë qytetarët duhet të aplikojnë në Shkup deri kur të hapet objekti i ri i Ambasadës në Prishtinë dhe pastaj mund të fillojmë me shërbime të plota këtu.

LEXO EDHE: Ja çfarë pasoja ju presin nëse e keqpërdorni vizën amerikane

Zëri: A ka pasur rritje të aplikacioneve për viza të SHBA-së ndër vite në Kosovë?

Corteville: Jo. Mendoj që kërkesa është e njëjtë, nuk rritet por as nuk bie. Ndoshta kur të  hapet ambasada e re këtu do të ketë një rritje të aplikacioneve sepse qytetarët nuk duhet të shkojnë në një vend tjetër për t’u pajisur me vizë, pasi që është shumë më lehtë të aplikojnë këtu, atëherë do të shohim nëse ka një rritje...(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Gazetës Zëri si dhe në versionin Online me parapagim në online.zeri.info)