Iniciativa për zhbërjen e Speciales kalon te qeveria, ja çka deklaron Veseli

Aktuale January 22, 2018 - 11:04

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, nuk ka komentuar shumë rreth vendimit të Kryesisë për ta dërguar në Qeveri iniciativën për shfuqizimin e Speciales, raporton zeri.info.

Ai shkurt ka thënë se kjo është çështje procedurale.

“Kemi vepruar në bazë të rregullores, iniciativa e 43 deputetëve i është dërguar Qeverisë, është procedurale”, ka deklaruar ai pas mbledhjes, raporton "Zeri.info".

LEXO EDHE: Projektligji për zhbërjen e Speciales i kalohet Qeverisë

Ndërkohë, ka bërë të ditur se seanca e radhës do të mbahet të enjten.

“Do të keni vazhdim të seancës më 25 janar, nëse e përfundojmë atë, e vazhdojmë menjëherë seancën e re po atë ditë”, ka shtuar ai.

Veseli tutje, ka bërë te ditur se demarkacioni nuk do të jetë pjesë e seancës./Zeri/