Projektligji për zhbërjen e Speciales i kalohet Qeverisë

Aktuale January 22, 2018 - 10:51

Kryesia e kuvendit të Kosovës ka marrë vendim sot që projektligjin për shfuqizimin e Gjykatës Speciale t’ia përcjellë Qeverisë, raporton zeri.info.

Kështu ka njoftuar shefi i grupit parlamentar të LVV-së, Glauk Konjufca, i cili ka konsideruar se topi për zhbërjen e speciales tashmë është në dorën e ekzekutivit.

Image

 

“Kryesia vendosi qe t’i shkojë Qeverisë. Kësaj radhe Kryesia e kishte kuorumin dhe mori vendim me shumicë votash që nisma e deputetëve për shfuqizim ti shkojë qeverisë për shqyrtim. Pra kemi një avancim. Do t’i shkojë qeverisë, krejt tash topi është te qeveria se çka mendon për shfuqizimin e gjykatës”, deklaroi Konjufca./Zeri