Ish-anëtari i VV thotë se pa mbushje të kutive Kurti s'mund të bëhet baba i Partisë

Aktuale January 20, 2018 - 21:15

Anëtari i PDK-së Arton Muhaxheri, vlerëson se do të jenë të shumta votat kundër zgjedhjes së Albin Kurtit kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e nesërme që i ka kjo parti.

Votat kundër sipas Muhaxherit, do të jenë nga krahu i Kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmeti, që sipas tij e udhëheq ish-sekretari i VV-së Dardan Molliqaj.

“Nesër Kurti do të rizgjedhet kryetar i VV’se si asnjeherë më parë do të merr vota kunder natyrisht nga krahu i Shpendit qe udheheqet nga Molliqaj nesër poashtu pritet të mbushen kutitë ashtu siç ka ndodhur edhe në të kaluaren për ta arritur kuoten mbi 50%”, tha Muhaxheri, i cili për disa kohë kishte shërbyer si anëtar i VV-së dega në Pejë.

Tutje ai me bindje është shprehur se pa mbushjen e kutive Kurti, nuk mund te rizgjedhet kryetar.