Kjo është gjendja e rrugëve të Prishtinës

Aktuale January 20, 2018 - 14:37

Në Kosovës po vazhdon të ketë reshje të pandërprera të borës.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se përkundër reshjeve të borës gjitha rrugët në Komunën e Prishtinës janë të kalueshme.

LEXO EDHE: Gjendja e autostradës Prishtinë - Prizren nga reshjet e borës

Ai ka thënë se të gjitha kompanitë që kujdesen për mirëmbajtjen e rrugëve janë në terren, të përgatitura për të reaguar në rast nevoje.

Postimi i plotë:

Pavarësisht reshjeve të borës, deri tash nuk ka probleme në asnjë fshat dhe asnjë lagje të komunës sonë.

Të gjitha kompanitë që kujdesen për mirëmbajtjen e rrugëve janë në terren, të përgatitura për të reaguar në rast nevoje.

080012233 dhe 080012244 janë numrat e Qendrës së Thirrjeve të Komunës, që funksionojnë 24/7, për t’iu përgjigjur çfarëdo emergjence.