A do të formohet një parti e re, deklarohet Shqipe Pantina

Aktuale January 19, 2018 - 10:20

Deputetja e lëvizjes “Vetëvendosje” Shqipe Pantina, e cila tashmë është dorëhequr nga të gjitha pozitat drejtuese të partisë (e rreshtuar nga krahu anti-Kurt), nuk ka dashur të flasë rreth zhvillimeve më të fundit në LVV.

Pantina ka thënë për “Zërin” se një gjë të tillë do ta bëjë tek pasi të përfundojë procesi zgjedhor, në mënyrë që deklaratat të mos ndikojnë në këtë proces.

“Të dielën mbahen zgjedhjet për kryetar të Lëvizjes. Deri të kryhet procesi zgjedhor nuk dua të flas, sepse nuk po dua që të ndikoj në procesin zgjedhor. Pas zgjedhjeve do të flasim dhe do të tregojmë çka ka ndodhur dhe si e shohim ne rrugën përpara”, është shprehur ajo për “Zëri”. 

Për të njëjtën arsye Pantina nuk ka dashur të flasë as rreth mundësisë së ndarjes së partisë, raporton Zeri.info.  

LEXO EDHE: Alternativa Socialdemokrate e Visar Ymerit?

Ndërkohë, e pyetur nëse është e vërtetë që grupi i të dorëhequrve do ta formojë një parti të re, e cila do të quhet Alternativa Socialdemokrate, duke thënë shkurt “Jo” Pantina nuk ka dashur të komentojë më shumë.

“Jo, ama po them që deri të dielën nuk dua të flas për asgjë”, ka potencuar ajo./Zëri