EULEX dënon fuqishëm vrasjen e Oliver Ivanoviq

Aktuale January 16, 2018 - 18:32

Misioni i EULEX-it ka dënuar fuqishëm vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq, i cili ndërroi jetë pasi mori pesë plumba mëngjesin e së martës.

EULEX ka bërë thirrje për autoritetet e drejtësisë që të veprojnë shpejtë dhe me efikasitet që të arrestojnë kryesit e kësaj vepre.

Përmes një komunikate për media EULEX ka bërë të ditur që është i gatshëm të ofrojë përkrahje sipas mandatit që ka.

Shefja e këtij misioni, Alexandra Papadopoulou, ka shprehur ngushëllime familjes Ivanoviq, përderisa ka bërë thirrje për ruajtje të qetësisë.

“Në emrin tim dhe Misionit të EULEX-it shprehi  ngushëllimet e sinqerta familjes dhe miqve të zotit Ivanovic. I bëj thirrje atyre që kanë ndonjë informacion relevant i cili mund të çojë deri tek arrestimet e mundshme lidhur me vrasjen e z. Ivanoviq, që ta raportojnë atë tek autoritetet. Apeloj gjithë komunitetin që të ruajnë qetësinë dhe dinjitetin në këto momente të vështira “, ka deklaruar Alexandra Papadopoulou.