Ja çka thotë Ahmeti për mbledhjen e Vetëvendosjes

Aktuale January 15, 2018 - 20:22

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se në mbledhjen e jashtëzakonshme të Lëvizjes Vetëvendosej po zhvillohen bisedime të frytshme.

Deklarimi i Ahmetit nuk u bë për media, por ai këto komente i dha derisa doli përkohësisht nga mbledhja në selinë e Vetëvendosjes, ku janë bërë bashkë anëtarët e kryesisë dhe grupi parlamentar i VV-së.

Mbledhja ka filluar para pesë orësh, dhe pritet të zgjatë së paku edhe dy orë.

Kjo është hera e parë që janë mbledhur në një vend dy krahët e përçarë të VV-së. /Klankosova/