Kjo është gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit Mustafa

Aktuale January 15, 2018 - 18:29

Visar Berisha, doktori i cili i ka qëndruar afër ish-kryeministrit Isa Mustafa, përmes një postimi në Facebook ka treguar rreth gjendjes në të cilën ndodhet aktualisht kryetari i LDK-së, njofton 'Zëri.info'.

Ish-kryeministri Isa Mustafa gjatë ditës së sotme është nisur për në Gjermani për trajtim të sëmundjes me të cilën ai është duke u ballafaquar tash e sa ditë.

Paraprakisht, Mustafa ka qëndruar një javë në njërin prej spitaleve private në Kosovë. Për gjendjen e tij shëndetësore sot është deklaruar edhe mjeku i tij, Visar Berisha i cili i ka qëndruar pranë.

Berisha, ka njoftuar se gjendja e ish-kryeministrit Mustafa është e stabile dhe ka tejkaluar çdo vështërsi. Ai ka shkruar se rehabilitimi i Mustafës është në fazën përmbyllëse.

Postimi i plotë i Berishës pa ndërhyrje:

Shpesh duhma e fjales se pa matun apo te pa dije jo vec e lendon tjetrin por na fute krejtve ne lathitje e na ban te pa sigurte.

Keto dite, rreth nje jave kam qene cdo dite afer Kryetarit te Lidhjes Demokratike te Kosoves, zotni Isa Mustafa, me miratimi e tij.

Para se m`i dhane shpjegim tymnajes se krijume me qellim a nga pa dija, me duhet me ceke se Kryetari Mustafa kishte e ka nje force dhe vullnet te pa shpjegushem me u perballe me nje rendese shendetesore sic ishte kjo. Duhet me ia dhane hakun.

 

Cka ndodhi? Kurrsend ma shume e as me pak se nje komplikim i nje gripi sezonal, i cili u shperfaq me mpimje gjymtyresh, me cka u prek sensibiliteti.

Me marrjen e terapise menjehere u treguan shenja te hereshme te permiresimit dhe stabilitetit.

Kryetari Mustafa sot eshte leshuar nga Spitali pasi qendrimi aty ishte me i pa nevojshem. Pergjigja ne terapi ishte e shpejte dhe e mire. Kaq. Ska me asnje trajtim specifik e as simptomatik. Rezultati i kerkuar eshte arritur.

Tash mbetet vetem faza permbyllese e qe eshte rehabilitimi fizikal ne menyre qe sesibiliteti te marr formen e me hereshme. Kjo don durese dhe aktivitet intesiv fizikal.

Duhet sqaruar mire se Kryetari Mustafa gezon shendet te plote (per tu lakmuar) mendor e intelektual. Kjo gjendje gripoze dhe komplikimi qe ka ardhur nuk preke e as nuk ka prekur asnje aftesi mendore a intelektuale. Pike.

Cdo perpjekje tjeter me u perfshi ne vallen e spekulimit nuk ka me dhane te verteten por shtremberimin.