Lekaj flet për gjendjen e rrugëve pas reshjeve të borës

Aktuale January 14, 2018 - 20:10

Pas reshjeve të borës, Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, përmes një shkrimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social "Facebook" ka treguar se rruga që lidhë Pejën e Malin e Zi është e kalueshme, ashtu siç janë të gjitha rrugës tjera.

Lekaj ka bërë thirrje që të gjithë vozitësit të kenë kujdes në përshtatjen e shpejtësisë.

Ky është postimi i plotë:
Rruga, (që lidhë Pejën me Malin e Zi), e Kullës është e kalueshme ashtu siç janë edhe të gjitha rrugët tjera Nacionale e Regjionale brenda Kosovës.

Kujdes në përshtatjen e shpejtësisë duhet të kenë të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.

Image