Aktuale

Veseli e Delawie takohen 'fshehurazi'

Veseli e Delawie takohen 'fshehurazi'
13 janar 2018 • 20 : 29

U takuan për herë të parë pas nismës për shfuqizim të Speciales.

Por takimi nuk u bë madhor, madje kaloi pothuajse fshehurazi.

U publikua vetëm në faqen zyrtare të Kuvendit të Kosovës.

Jo që nuk u thirrën mediat, por edhe vet Veseli lajmin nuk e publikoj në faqen e tij, ani pse konsiderohet si një nga politikanët me aktiv në faqen e tij në facebook.

Por në takim u folën tema të mëdha.

Pikërisht nisma e natës së 22 nëntorit.

Krye parlamentari Kadri Veseli, iu zotuar ambasadorit amerikan se Kosova do i përmbush të gjitha obligimet që i takojnë.

Përfshirë këtu edhe Gjykatën Speciale.

I premtoi gjithashtu se partneriteti me Amerikën do të mbetët primar për Kosovën.

Në njoftimin e shkurtër që u publikua në faqen e Kuvendit u tha se në takimin e Kryetarit Veseli dhe Ambasadorit Delawie është theksuar nevoja e qëndrimit të përbashkët për çështjet me interes nacional.

“Veseli ka thënë se Kosova do t’u qëndrojë obligimeve te veta ndërkombëtare deri në fund, përfshirë edhe Dhomat e Specializuara, do të ndjekë agjendën e integrimeve euroatlantike, dhe në këtë rrugëtim partneriteti me SHBA-të do të mbetet primar.” Thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Raportet mes ambasadorit Delaëi dhe tre udhëheqësve shtetëror ishte i tensionuar muajt e fundit pikërisht për shkak të tentativës që këta të fundit kishin për ta shfuqizuar Gjykatën Speciale.

© zëri.info