Këshilli Drejtues i UP-së rishqyrton vendimin për bursa

Aktuale January 11, 2018 - 09:23

14:00

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës, sot do të mbajë mbledhje për rishqyrtimin e vendimit pë uljen e vlerës së bursave për studentët. Me këtë rastë, Organizata studentore “Reforma”  në orën 14:00 do të zhvillojë një aktivitet simbolik, transmeton Zeri.info.

Kjo organizatë ditë më parë kishte kërkuar që bursat të kenë vlerën 900 euro siç kishte qenë më parë dhe jo 500 euro. Ndërsa, rektori i UP-së, Marian Dema, ditë më parë kishte paralajmëruar se do të shqyrtohet vendimi që vlera e burave të jetë 600 euro. Këtë nuk e kanë pranuar anëtarët e organizatës "Reforma", të cilët kanë thënë se nëse vlera e bursave nuk do të jetë 900 euro, do të kërkohet shkarkimi i bordit akual të UP-së./ZERI.