Ndotja e ajrit në Prishtinë, ndërkombëtarët në qytet dalin me maska

Aktuale January 10, 2018 - 20:53

Ndotja e ajrit në Prishtinë, ka arritur nivele alarmuese, sa ka bërë që disa persona të ndërmarrin masa të mbrojnë shëndetin e tyre, duke vendosur edhe maska, gjatë daljes në qytet.

Prishtina këto ditë ka ajrin më të ndotur edhe se sa qytetet e mbipopulluara aziatike, siç janë Delhi e Mumbai i Indisë, shkruan gazetametro.net.

Kjo ka bërë që njerëzit për të mbrojtur shëndetin e tyre, po vendosin maska gjatë daljes në qytet.

Një veprim të tillë, është parë ta ketë bërë edhe shoferi i një diplomati gjerman. Bëhet fjalë për shoferin e emisarit gjerman Christian Hellbach, i cili sot po qëndron në Kosovë për të diskutuar me liderët politik kosovar për Gjykatën Speciale.

Ky veprim i shoferit të emisarit gjerman, u pa gjatë kohës kur shefi i tij po qëndronte në selinë e Vetëvendosjes, ku kishte shkuar të diskutonte me lidershipin e kësaj partie, rreth çështjes së Gjykatës Speciale, pasi disa deputetë kosovarë kishin ndërmarrë një iniciativë për shfuqizimin e saj. Image