Filozofi Feraj sqaron çka është albinizmi, dardanizmi dhe visarizmi

Aktuale January 09, 2018 - 15:39

Anëtari i këshillit të përgjithshëm të lëvizjes “Vetëvendosje”, Hysamedin Feraj, në një shkrim autorial të botuar sot në gazetën “Zëri” ka hedhur kritika të ashpra në drejtim të ish-sekretarit të përgjithshëm të këtij subjekti politik, Dardan Molliqaj, duke thënë se ky i fundit do që Lëvizjen ta shkëpusë dhe ta shkulë nga rrënjët e saj; nga sa më sipër, kupton ta shkëpusë: (1) nga mënyra e punës; (2) nga metoda e punës; (3) nga njerëzit, themeluesit e Lëvizjes.

Madje, sipas tij, kthimi i Albinit te rrënjët kupton kthimin te filozofia e lirisë, ndërsa për Dardanin(Molliqajn), Feraj ka shkruar se kthimi te rrënjët përbën regres! “Dardani (dhe ndoshta faksionistët) propozon të kundërtën si alternativë: ikjen nga idetë (filozofia) rrënjësore të lëvizjes “Vetëvendosje”.

Filozofia që ofron Dardani është përshtatja ndaj rrethanave (gjendjes së gjërave): “Nuk mund të jetë e njëjta LVV kur ndërrojnë rrethanat”.

LEXO EDHE: “Politika” e faksionit të LVV-së

Çfarë ka ndryshuar?”, ka shkruar mes tjerash ai. Në fund të vështrimit të tij mbi zhvillimet në lëvizjen “Vetëvendosje”, Feraj ka shkruar se të vetmit që mbeten absurdë janë ata që kërkojnë pajtimin mes faksionistëve dhe albinistëve.

“Ata duhet të na tregojnë se si mund të pajtojnë brenda vetes filozofinë e lirisë (albinizmin) me filozofinë e determinizmit (dardanizmit, visarizmit), bashkë me gjithë implikimet e atyre filozofive”, ka shkruar në fund filozofi Feraj. /Zëri/