Donikaj Kadaj vlerëson këtë deputet në Vetëvendosje

Aktuale January 08, 2018 - 19:54

Deputetja e Vetëvendosjes Donika Kadaj nuk ka asnjë fjalë të keqe për njeriun, që po luftohet më së shumti nga grupi që brenda VV-së identifikohen si të afërt me Albin Kurtin.

Përkundrazi, sipas deputetes së VV-së Dardan Molliqaj është shembull i njeriut të përgatitur politikisht dhe shumë të vendosur.

Ajo ka thënë se ende nuk e di saktësisht se çfarë po ndodh në VV, por se do të angazhohet për unitet. /RTVD/