Kërcënimi më i ri i ISIS në shqip: Ushtarët tanë do të sulmojnë kryqtarët nëpër sheshe

Aktuale December 29, 2017 - 11:07

Organizata terroriste ISIS në kanalin e saj në gjuhën shqipe ka shpërndarë edhe një kërcenim të radhës duke i lutur myslimanët që të mos u bashkohen jo-myslimanëve në fesat e fundvitit.

Aty ISIS thotë se do të kryej sulme në sheshe dhe me të gjitha metodat që ka përdorur deri sot

Në kuadër të fushatës së tyre propagandistike, i ashtuquajturi Shteti Islamik (ISIS) ka publikuar kërcënimin e radhës. Në kanalin e tyre zyrtar në gjuhën shqipe e emëruar si “Agjencia e Lajmeve Nashir” ISIS u bën thirrje ndjekësve të saj që të mos qëndrojnë nëpër sheshe në festat e fundvitit.

Në këtë njoftim që është publikuar në platformën “Telegram”, në kanalin e tyre me mbi 200 ndjekës, ISIS paralajmëron përsëri sulme me të gjitha metodat që ka përdorur deri sot.

“O ju muslimanë në: Amerikë, Rusi, Francë, Britani, Kanadë, Belgjikë, Australi, Itali dhe gjetiu! Qëndroni larg turmave të kryqëtarve, tregjet, rrugët dhe bulevardet e tyre!”, thuhet në këtë kërcenim duke shpjeguar se “Dijeni se të gjitha këto vende janë shënjestra të ushtarëve të Hilafetit. Në do të hedhim në erë, do të shtypim njerëz me automjete dhe do të therim qafa kudo dhe kurdo”.

Kërcënimet të tilla ISIS ka bërë edhe kohë më parë ISIS në “Telegram” ka shpërndarë një video-montazh, e cili përmban së paku dy prononcime të xhihadistëve, njëra prej të cilave është në anglisht, dhe një seri pamjesh të dhunshme nga sulmet që ISIS-i deri tash ka realizuar në Evropë.

Videoja që në fillim shfaq pamje nga festimi i Vitit të Ri nëpër disa vende evropiane dhe bën thirrje që të prishen këto festa.

“Ne po luftojmë. Do të vazhdojmë të luftojmë derisa e gjithë bota të udhëhiqet nga ‘Shariati’, dhe ky flamur i zi do të valëvitet nga Uashingtoni në Moskë, nga Evropa në Kinë”, thuhet ndër të tjera në këtë kërcenim. 

Edhe në fillim të dhjetorit në po të njëjtin kanal të ISIS-it ky grup ka bërë thirrje për përgjakje të festave të fundvitit, siç pati raportuar Express.

Ditë më vonë, pas këtij kërcënimi Policia e Kosovës pati kërkuar nga Komuna e Prishtinës vendosjen e mbrojtëseve të betonit në hyrje të shesheve kryesore të kryeqytetit.

Për një kohë të gjatë, pas kufizimeve të dukshme në Facebook e Twitter, Telegram’i ka mbetur si platforma më e përdorur nga rrjetet terroriste, në veçanti ISIS, për të shpërndarë propagandën e tyre.

Telegram është themeluar nga biznesmeni rus, Pavel Valeryevich Durov. /Express/

Image

Image

Image