‘Kryeministri tash mund ta ul pagën’ – Organizata që mblodhi 200 kravata për Haradinajn

Aktuale December 25, 2017 - 20:53

Disa të rinj nisën një aksion për të grumbulluar kravata pas arsyetimit të kryeministrit Ramush Haradinajt se pagat për vete e ministrat i rriti për të blerë ato.

Në organizaten “Beyond The Wall” deri tani janë grumbulluar rreth 200 kravata të cilat do dërgohen tek objekti i qeverisë të martën në mesditë.

“Që ai mos me pasë nevojë që me e rritë pagën përato gjëra. I bëjmë thirrje kryeministrit, që lirisht mundet me e ulur pagën, pasi ne i kemi siguruar atij këmisha dhe kravata”, thotë anëtari i organizatës Kushtrim Mehmeti.